Haydarpasha Palace
Vendndodhja: Hoteli Haydarpasha Palace është i lokalizuar në zonën e Antalias, 25km nga Alania, 35km nga Side, 100km nga aeroporti i Antalias dhre 65km nga aeroporti i Gazipasa-s. Ka hapësirë prej 37000 m² dhe është ultra all inclusive.
Akomodimi:
Haydarpasha Palace ofron për mysafirët e saj gjithsej 592 dhoma shumë luksoze, komode dhe ultra moderne. Hoteli ka pesë tipe dhomash: dhomat standarde, dhomat familjare, suitat familjare, dhomat ekonomike dhe katër dhoma për personat me nevoja të veçanta. Të gjitha dhomat kanë ballkonin ku mund të shijoni pamjen nga parku madhështor. Dhomat janë të gjitha të shtruara me laminat dhe janë të pajisura me detektorët e zjarrit, banjo e tualet, telefon, tharëse të flokëve, pasqyrën për kozmetikë,robë banjo,pantoflat, produktet e bukurisë, kondicioner, televizion LED me kabllo satelitor, kasafortë, minibar, çajnik, llojllojshmëri të kafes dhe çajrave, pije vendore, internet (WiFi), shërbimin në dhomë dhe lavanderinë, me pak fjalë mund të themi se këtu do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për një pushimë të këndshëm.
Restorantet:
Hoteli Haydarpasha Palace alido Maris ofron kuzhinën më të mirë tradicionale turke dhe ndërkombëtare në një atmosferë shumë komode, moderne e gjithëpërfshirëse . Përveç restorantit kryesor i cili ka kapacitet prej 1250 persona brenda dhe 450 persona në restorantin jashtë, hoteli ka edhe katër restorante A’La Carte ku shërbehet ushqim tradicional turk, italian, peshk dhe mish. Këto të katër hotelet kanë këtë kapacitet : Turkish A’La Carte 70 persona, Italien A’La Carte 50 persona, Fish A’La Carte 60 pax dhe Steak House A’La Carte 50 persona.
Baret:
Haydarpasha Palace ka tetë lloje të bareve, secili është komod, luksoz dhe ultra moderne në stilin e tij. Baret janë : Looby Bar-i, Lobby Lounge Bar-i, Snack Bar-i, Gözleme House (Plazh/Pishinë), Disco Bar-i (Plazh), Vitamin Bar-i dhe Beach Bar-i.
Facilitetet:
Hoteli Haydarpasha Palace ka tetë pishina, pishina standarde e jashtme, pishina infinite (+18), pishina për fëmijë me pesë rrëshqitëse,pishinat prej gome për fëmijët e vegjël, pishinën e brendshme dhe të jashtme, pishinën e brendshme për fëmijë dhe tetë pishinat me rrëshqitëset për të rritur dhe ato për fëmijë që janë pesë. Për argëtimin tuaj gjithmonë do të ketë shfaqje nga më të ndryshmet, muzikë live, aktivitete të ndryshme ditore dhe disko.
Sherbimet e Hotelit:
Sherbimet e perfshira pa pagese:
Shtretërit në pishinë, Shtretërit në plazh, Peshqirët, Kasaforta, WLAN-i me shpejtësi më të ngadalshme, Qendra e Fitnessit, Banja Turke (Hammami), Parkingu, Lojërat Backgammon, Lojërat Boçia, Miniklubi, Akvitivetet e mëngjesit dhe mbrëmjes, Pingpong, Aerobiku dhe gjimnastikë në ujë,Çiklizmi (Në male)
Sherbimet e perfshira me pagese:
WLAN- me shpejtësi më të shpejtë, Dyqanet Masazhe dhe Pillingu, Qender SPA, Sallon Bukurie, Lavanderia, Biliardo, Bowling, Të gjitha lojërat ujore, Shërbimi mjekësor.
Aktivitete per femijet :
Hoteli Haydarpasha Palace ofron aktivitete nga më të ndryshme për fëmijët që nga mosha 3 vjeç e deri në 17 vjeec.
Klubi Hause per femijet 3- 9 Vjec
Aktivitet në dhomë:
Kopshti,Punëdore , Minidisko, Aquapark, Pishinat e jashtme dhe të brendshme, Buffeja për fëmijë në restorantin kryesor, Menuja për fëmijë në restorantet A’La Carte, Kinema.
Aktivitet e jashtme : Gara të ndryshme, Garat olimpike, Minidisko, Shfaqjet për fëmijë
Klubi Hause Per Femijet 10- 17 Vjec
Aktivetet : Volejboll plazhi, Futboll i vogël, Lojra me top në ujë, Pingpong, Aquapark-u në plazh me tetë rrëshqitëset, Badminton, Ngjitje në mur, Kurse për DJ, Kurse vallëzimi, Garat olimpike.
-
Destination
-
Departure
Kosovo/Antalya -
Departure Time
Approximately 8.30AM -
Return Time
Approximately 7.30PM -
Dress Code
Casual, comfortable and light -
Included
5 Star AccommodationAirport TransferBreakfastPersonal Guide -
Not Included
Gallery TicketLunch
Tour Location
Hoteli Haydarpasha Palace është i lokalizuar në zonën e Antalias, 25km nga Alania, 35km nga Side, 100km nga aeroporti i Antalias dhre 65km nga aeroporti i Gazipasa-s.